Site icon Telegrafi

Brown: Skocia të fitojë më shumë kompetenca, por të mbetet në Britani

Ish-kryeministri britanik, Gordon Brown, ka deklaruar të shtunën se Skocia duhet të fitojë më shumë kompetenca.

“Por, ajo nuk duhet të braktisë Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Brown.

Gjatë një fjalimi në Skoci, ai ka hyrë në debat rreth të ardhmes së rajonit, duke thënë se procesi i Brexit-it e bën rastin e pavarësimit të Skocisë më të dobët, transmeton AP.

Exit mobile version