Telegrafi

Brown: Sjellje e pafalshme gjatë krizës nëpër banka

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Londra, duke mos përmendur askend në veçanti, ai nuk e përjashtoi edhe përgjegjësinë e Qeverisë, duke theksuar se përgjegjësi mbajnë shumë vende dhe shumë institucione."Kjo duhet të mënjanohet edhe atë duhet shpejtë të bëhet", tha Brown.

Kryeministri britanik, paralajmëroi masa të ashpra për rregullimin e gjendjeve në tregun financiar dhe bankar në Britaninë e Madhe, duke e pranuar vërejtjen se si ministër i Financave dhe si kryeministër ndoshta nuk ka bërë mjaft me masat e ndryshme të rregulohet puna e tregut.

Sipas Brownit, pjesa më e madhe e problemeve me të cilat po ballafaqohet tani ekonomia britanike, e posaçërisht sektori i tij financiar dhe bankar, kanë ardhur nga SHBA-ja. Ai njëherit nuk beson se ekonomia vendore po ecë drejt recesionit, siç e parasheh Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD) dhe Komisioni Evropian.

Në Bruksel, Komisioni Evropian njoftoi se pritet që Britania e Madhe së bashku me Gjermaninë dhe Spanjën, në gjysmën e dytë të këtij viti të ballafaqohet me kuartale të njëpasnjëshme në të cilin ekonomia nuk do të shënojë rritje ose do të shkojë teposhtë, që është shenjë për gjendjjen e recesionit.

Deklaratat e Brownit dhe paralajmërimet e tij për rregullimin e punëve në Qendrën financiare të Londrës dhe Britanisë së Madhe, Siti, vijnë vetëm 24 orë pas kumtimit për formimin e bankës më të madhe konsumatore në vend, pasi që Banka HBOS (Halifaks – Banka e Skocisë) është marrë nga Banka Lojds TSB për 12,2 miliardë funtash. Për kryeministrin britanik, formimi i "bankës gjigante" është zgjidhje e mirë, jo vetëm për bankat, por edhe për tërë tregun.