Telegrafi

Brown në vizitë të papritur Irakut

Britania ka për qëllim që forcave irakiane t’u dorëzojë udhëheqjen e provincës Basra, në mesin e muajit dhjetor, dhe kështu të heq dorë nga fusha e fundit në jug të Irakut, nga katër sa i kishte marrë përsipër pas pushtimit, në vitin 2003.

Brown ka thënë se ushtarët britanikë do të mbesin në Irak për të trajnuar forcat vendase.

"Kemi arritur të sjellim Irakun në një gjendje shumë më të mirë… irakianët tani mund të marrin kontrollin mbi provincën, falë asaj që ju keni arritur", u ka thënë Brown ushtarëve britanikë të cilët e kanë pritur atë në Basra.

Kontingjenti i ushtrisë britanike, i cili është përbërë nga 4.500 ushtarë, deri në pranverë të vitit 2008 do të zvogëlohet në 2.500.