Telegrafi

Brown: Kontroll me të rreptë ndaj bankave

Në një intervistë dhënë për gazetën e përjavshme “Sunday Telegraph”, shefi i qeverisë së Londrës ka deklaruar se gjatë takimit të ministrave të financave të 20 vendeve me të fuqishme të botës, është vendosur për të ndërmarrë një aksion të domosdoshëm që do të rimekëmbë ekonominë botërore dhe do ta fusë sërish në shinat e duhura.

Anglia është një nga vendet me të rrezikuara prej krizës globale, pasi disa banka rrezikuan falimentimin. Në këtë kuadër, qeveria britanike synon forcimin e autoritetit të organit të kontrollit të sistemit bankar për të mbajtur nën kontroll sistemet bankare me të fuqishme të ishullit me të cilat është lidhur ngushtë edhe ekonomia e vendit.