Telegrafi

Brown ia drejtoi armën një femre, polica rrethon shtëpinë e tij

Policia e Los Angelesit ka rrethuar shtëpinë e këngëtarit Chris Brown, pasi dyshohet se ai ka kërcënuar një femër me armë zjarri mëngjesin të martës.

Los Angeles Times raporton se policët kanë pranuar një thirrje urgjente nga një femër që kërkonte ndihmë nga rezidenca e këngëtarit në Tanzana, rreth orës 3:00 të mëngjesit, transmeton KP.

Lexo po ashtu Paditet Chris Brown! Ai dhe banda e tij qëlluan me armë në një klub nate (Foto)

Sipas burimeve anonime të policisë të cilët folën për gazetën, femra tha se Brown ishte zemëruar dhe ia ka drejtuar armën asaj, ndërsa ajo vrapoi jashtë shtëpisë për të thirrur policinë.

Ndryshe, karriera e fituesit të çmimeve Grammy ka kohë që është errësuar nga problemet e tij të vazhdueshme me ligjin.