Telegrafi

Brown: Duhet reformuar sistemin bankar

"Duhet të veprojmë në samitin e Londrës për të siguruar që sistemi bankar të reformohet dhe për t’u vërtetuar se institucionet tona financiare mund t’ju vijnë në ndihmë vendeve më të varfëra", ka thënë Brown pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

Kreu i OKB-së, Moon i ka dërguar letër vendeve të Grupit 20, me kërkesën që në samitin e Londrës me 2 prill të përkrahin paketën e masave stimuluese, që kap vlerën prej një mijë miliardë dollarë, për të ndihmuar vendet e varfëra. /rel/