Telegrafi

Brown dhe Tatum të pandalshëm, Bostoni merr fitoren e katërt radhazi

Boston Celtics kanë marrë fitoren e katërt radhazi në NBA apo të 30-ten këtë edicion.

Gjiganti amerikan ka triumfuar në TD Garden ndaj New Orleans Pelicans me 11 pikë diferencë 125:114.

Dyshja Jaylen Brown dhe Jayson Tatum kanë vazhduar shkëlqimin ku në këtë sfidë së bashku kanë shënuar 72 pikë.

Brown ishte më efikasi në parket me 41 pikë e 12 kërcime derisa Tatum e mbylli duelin me 31 të tjera e shtoi 10 kërcime.

Me pikë dyshifrore te vendasit u dalluan edhe Malcom Brogdon që realizoi 20 pikë si dhe qendra Al Horford që shtoi 14 të tjera.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte Cj McCollum me 38 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Celtics vazhdojnë të kryesojnë në Konferencën e Lindjes me bilanc prej 30 fitorve e 12 humbjeve, derisa Pelicana zënë vendin e tretë në Perëndim ku kanë marrë 25 fitore karshi 17 disfatave. /Telegrafi/