Telegrafi

Brown: 20 ekonomitë e mëdha po bëjnë hapa të mirë

Sipas tij çdo ekonomi e madhe ka ndërmarrë hapa të koordinuar për të stimuluar rritjen, duke përfshirë uljen e interesave bankare, shkurtimin e taksave dhe shtimin e shpenzimeve. Ai i bëri këto komente pas bisedimeve që pati në Londër me Kryeministrin e Australisë, Kevin Rudd.

Grupi i 20-s do të mblidhet të enjten në Londër për një takim një ditor.

Në një projekt-deklaratë të grupit thuhet se këto vende do t’i japin më shumë para Fondit Monetar Ndërkombëtar, që ky i fundit t’u japë hua vendeve të varfër të goditur nga kriza ekonomike.

Dokumenti thotë se ekonomitë e mëdha nuk do të ndjekin politika tregtare proteksioniste dhe zhvlerësime të monedhave të cilat mund të dëmtonin shanset e rigjallërimit ekonomik të vendeve të tjera. Aty nuk flitet për ndonjë plan që lidhet me shpenzime të tjera qeveritare për nxitjen e kërkesës botërore. /voa/