Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, është ulur sërish në pjesën e deputetëve të PDK-së, pasi në disa prej seancave të fundit ishte ulur në pjesën e deputetëve të pavarur.
Borvina ishte ulur në pjesën e deputetëve të pavarur pas fyerjes që i ishte bërë nga ish-shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci në përgjimet e fundit.
Sot, Brovina në seancën plenare është parë të jetë kthyer në vendin e saj. /Telegrafi/