Telegrafi

Brooklyn Nets vazhdon me formë fantastike, merr fitoren e tetë radhazi në NBA

Brooklyn Nets ka vazhduar me ecurinë fantastike ku ka marrë fitoren e tetë radhazi në NBA.

Nets kanë arritur të fitojnë derbin e mbrëmjes në NBA ku kanë mposhtur Milwaukee Bucks me tetë pikë diferencë 118:110.

Kevin Durant si gjithmonë ka qenë më efikasi tek skuadra fituese me 24 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime, derisa me lojë të mirë u dallua edhe qendra Claxton që shtoi 19 pikë të tjera.

Kyrie Irving dha kontribut të madh me 18 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime, derisa me pikë dyshifrore kontribuan edhe O’Neale, Ben Simmons dhe Warren.

Te skuadra udhëtuese më efikasi ishte Giannis Antetokounmpo me 26 pikë, 13 kërcime e shtatë asistime, derisa qendra Lopez shtoi 23 pikë të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/