Telegrafi

Brooklyn Nets të fortë për Celtics, Clippers rikthehen te fitoret

Brooklyn Nets kanë fituar derbin e mbrëmjes në NBA.

Skuadra e Steve Nash ishin më të mirë se Boston Celtics duke triumfuar me 12 pikë epërsi, 121:109.

Ishte një ndeshje fantastike në Barclays Center me shumë rikthime në rezultat, por vendasit u treguan më të vëmendshëm në çerekun e fundit dhe fituan takimin.

Fundori amerikan, Kyrie Irving ishte më meritori për këtë fitore të Nets me 40 pikë, tetë kërcime e tre asistime.

Me lojë të mirë tek vendasit u dallua edhe James Harden me 22 pikë, 10 kërcime e tetë asistime.

Tek mysafirët më i dalluari ishte Jayson Tatum me 31 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Tek fitorja është rikthyer Los Angeles Clippers që në Staples Center ka mposhtur Golden State Warriors me 26 pikë diferencë 130:104 .

Clippers në këtë sfidë erdhën pas tri humbjeve radhazi dhe fitorja ishte e domosdoshme.

Kawhi Leonard ishte më efikasi në këtë sfidë me 28 pikë e nëntë kërcime. /Telegrafi/

Rezultatet:

Charlotte Hornets – Detroit Pistons 105:102

Brooklyn Nets – Boston Celtics 121:109

Toronto Raptors – Atlanta Hawks 120:121

Chicago Bulls – Philadelphia 76ers 105:127

Miami Heat – Orlando Magic 111:103

Milwaukee Bucks – New York Knicks 134:101

New Orleans Pelicans – Minnesotta Timberwolves 105:135

Oklahoma City Thunder – Dallas Mavericks 116:108

LA Clippers – Golden State Warriors 130:104

Portland Trail Blazers – Phoenix Suns 121:127

Sacramento Kings – Houston Rockets 125:105