Telegrafi

Brooklyn Nets rikthehen te fitorja, mposhtin në shtëpi Bostonin

Brooklyn Nets kanë arritur të marrin një fitore shumë të rëndësishme në NBA.

Bardhezinjtë në fakt janë rikthyer te triumfi, pasi para adhureusve të vet kanë mposhtur Bostonin me rezultat të ngushtë 109:104.

Nets kishin mungesa të mëdha në këtë sfidë, pasi munguan basketbollistët si James Harden, Kevin Durant, Spencer Dinwiddie apo Claxton.

Megjithatë skuadra funksionoi mjaftë mirë dhe arritën një fitore të madhe përballë Celtics.

Joe Harris ishte më efikasi tek vendasit me 20 pikë, derisa me pikë dyshifrore e mbyllën ndeshjen edhe Jeff Green (19), Kyrie Irving (15), Brown (15) dhe Blake Griffin që shtoi 13 të tjera.

Jayson Tatum ishte më i miri te mysafirët me ‘Double-Double’ prej 38 pikëve e 10 kërcimeve, por që nuk mjaftuan për fitore.

Rezultatet:

Atlanta Hawks – Miami Heat 118:103
Brooklyn Nets – Boston Celtics 109:104

 

Charlotte Hornets – Cleveland Cavaliers 108:102
Houston Rockets – LA Clippers 104:109

 

Oklahoma City Thunder – Washington Wizards 109:129
Golden State Warriors – Denver Nuggets 118:97

 

Portland Trail Blazers – Memphis Grizzlies 128:130