Pas katër fitoreve radhazi ka ardhur humbja për Brooklyn Nets.
Njëra nga skuadrat favorite për titullin e kampionit janë mposhtur para adhuruesve të vet me dy pikë epërsi 111:113.
Ishte amerikani Spencer Dinwiddie që realizoi dy pikë në sekondën e fundit të ndeshjes për t’i dhënë fitoren Mavericks.
Luka Doncic ishte më efikasi tek mysafirët ku e mbylli takimin me 37 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime.
Me lojë të mirë u dalluan edhe Dinwiddie me 22 pikë si dhe Brunson që shtoi 18 të tjera.
Tek vendasit shënuesit më të mirë ishin Kevin Durant me 23 pikë dhe Goran Dragic me 21 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/