Telegrafi

Brooklyn Nets kthehet te fitorja pas shkëlqimit të Kevin Durant

Brooklyn Nets është rikthyer te fitoret pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në NBA.

Djelmoshat e Jacque Vaughn kanë marrë një fitore të madhe në udhëtim te Portland Trail Blazers me dy pikë epërsi 107:109.

Ka qenë një duel spektakolar ku vetëm në sekondën e fundit të ndeshjes u mësua fituesi.

Kevin Durant ka udhëhequr Brooklyn Nets drejt kësaj fitore pasi zhvilloi një ndeshje fantastike.

Ylli i Brooklyn e mbylli ndeshjen me 35 pikë, tetë kërcime e tre asistime për gjatë 38:48 minutave sa qëndroi në parket.

Me lojë të mirë u dallua edhe japonezi Watanabe me 20 pikë e shtatë kërcime, derisa Ben Simons shtoi 15 pikë të tjera, 12 kërcime e shtatë asistime. /Telegrafi/