Brooklyn Nets është rikthyer te fitoret pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në NBA.
Djelmoshat e Jacque Vaughn kanë marrë një fitore të madhe në udhëtim te Portland Trail Blazers me dy pikë epërsi 107:109.
Ka qenë një duel spektakolar ku vetëm në sekondën e fundit të ndeshjes u mësua fituesi.
Kevin Durant ka udhëhequr Brooklyn Nets drejt kësaj fitore pasi zhvilloi një ndeshje fantastike.
Ylli i Brooklyn e mbylli ndeshjen me 35 pikë, tetë kërcime e tre asistime për gjatë 38:48 minutave sa qëndroi në parket.
Me lojë të mirë u dallua edhe japonezi Watanabe me 20 pikë e shtatë kërcime, derisa Ben Simons shtoi 15 pikë të tjera, 12 kërcime e shtatë asistime. /Telegrafi/