Telegrafi

Brooklyn hapave të babait, ia nis me tatuazhe (Foto)

Djali i David Beckham, Brooklyn, po përpiqet që të ngjajë sa më shumë me babanë e tij. Të shtunën, 18 vjeçari ka bërë një tatuazh duke ecur kështu hapave të ish-futbollistit të famshëm anglez.

Ai e ka bërë tatuazhin në Los Angeles nën vëzhgimin e të atit, i cili e ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të procesit.

Gjatë procesit të bërjes së tatuazhit (Instagram)

Tatuazhi në krahun e tij të djathtë paraqet një amerikan, ndërsa në profilin e Brooklyn në Instagram janë publikuar disa fotografi nga momenti i bërjes së tij.

“Jam i nderuar që tatuazhin e parë ma bëri miku i babait, Mark Mahoney”, ka shkruar Brooklyn në rrjetet sociale.

Tatuazhin e Brooklyn e ka bërë një mik i vjetër i David Beckham (Instagram)

Derisa ky është tatuazhi i parë për Brooklyn, vet David Beckham ka shumë vizatime në trupin e tij. /Telegrafi/