Telegrafi

Brooklyn fiton derbin me Philadelphian, Suns pa problem ndaj Wizards

Bro0klyn Nets kanë vazhduar me fitore në elitën e basketbollit amerikan NBA, duke marrë të katërtën radhazi.

Është zhvilluar ndeshje shumë interesante në Barclays Center të New Yorkut, ku Brooklyn ka triumfuar ndaj Philadelphias 76ers me nëntë pikë epërsi 114:105.

Kevin Durant ka qenë fantastik në këtë takim me 34 pikë, 11 kërcime e tetë asistime.

Me lojë të mirë te Nets u dalluan edhe Blake Griffin e Claxton që shënuan nga 17 pikë, derisa Paty Mills e mbylli sfidën me 14 pikë.

Joel Embiid me 32 pikë e Seth Curry me 29 të tjera ishin më efikasit tek 76ers, por që nuk ishin të mjaftueshme për të fituar sfidën.

Ndeshje interesante pritej të jetë edhe ajo mes Phoexnis Suns e Washington Wizards, por që ka përfunduar me fitore të thellë të vendasve.

Suns ka triumfuar me 20 pikë epërsi 118:98, ku qendra JaVale McGee ishte më meritori me 17 pikë e tetë kërcime. /Telegrafi/