Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz janë çifti më i ri, të cilët po kalojnë mjaft kohë së bashku.
Ata përkundër kohës, po dedikojnë gjëra për njëri-tjetrit, që deri më tani janë për t’u admiruar, shkruan The Sun.
Një herë Nicola, ndërsa tani Brooklyn ka zbuluar se ka bërë një tatuazh për të fejuarën e tij.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa ka vënë në pah vizatimin e ri.
Ai ka zgjedhur që emrin e modeles ta shkruaj në qafë, ndërsa shihej duke mbajtur dorën afër saj.
Një veprim i tillë vjen pasi Nicola shkroi emrin e tij në shpinë, imazhe të së cilës i ndau edhe në rrjete sociale.
Vlen të përmendet se dyshja kishin planifikuar martesën për këtë vit, por për shkak të pandemisë coronavirus e kanë shtyrë për vitin 2021. /Telegrafi/