Telegrafi

Brooklyn Beckham zbulon tatuazhin e ri dedikuar bashkëshortes Nicola Pletz

Brooklyn Beckham zbuloi një tjetër tatuazh për nder të gruas së tij Nicola Peltz teksa u shfaq në “The Jennifer Hudson Show” të mërkurën (22 mars).

Djali 24-vjeçar i futbollistit David Beckham dhe ish-yllit të “Spice Girl”, Victoria Beckham hoqi xhupin e tij për të treguar tatuazhin e tij të fundit – një portret të madh të Nicola, në krahun e tij.

Kuzhinieri aspirues zbuloi gjithashtu se ai ka ‘ndërmjet 80 deri në 100’ tatuazhe gjithsej, shumë prej të cilave janë gjithashtu dedikime për Nicolan, shkruan DailyMail.

Brooklyn vazhdoi të tregojë se pikërisht nën fytyrën e aktores, ai ka tekstin e këngës në të cilën çifti kurorëzoi dashurinë, në prill të vitit të kaluar.

Diku tjetër në intervistë, Brooklyn theksoj se ai kishte përfshirë ligjërisht mbiemrin e Nicolas pasi u martuan në mënyrë që të ‘nderonte familjen e saj’.

Pasi Hudson e uroi për përvjetorin e martesës së tij njëvjeçare, ajo pyeti për ndryshimin e emrit të tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Brooklyn Beckham

“Ishte ideja ime, sepse doja të nderoja edhe mbiemrin e familjes së saj, dhe ju e dini që mendova se kur të kemi fëmijë, mendoj se do të ishte shumë e lezetshme të kishin Peltz-Beckham”, tha ai.

Ai gjithashtu foli për miqësinë e tyre me këngëtaren Selena Gomez, duke e quajtur atë një ‘vajzë të talentuar’ dhe ‘të ëmbël’.

Kur u pyet nëse donte një familje të madhe me Nicolan, Brooklyn u përgjigj pozitivisht.

“Po, dua aq fëmijë sa dëshiron gruaja ime. Unë dua shumë, por padyshim që varet nga ajo”, tha ai.

Brooklyn ka përkujtuar romancën e çiftit me tatuazhe të shumta, duke përfshirë edhe mbiemrin e saj që ka në gjoks.

Në maj të vitit të kaluar, ai bëri një tatuazh tjetër për nder të gruas së tij, të shkruar me shkrim të zi disa vargje teksa bën betimin e tyre të dasmës.

“Nicola kur ecet nëpër korridor, më ke marrë frymën, dukesh kaq e bukur sonte dhe gjithmonë”, shkruhet në tatuazh.

Tatuazhet e tjera të Brooklynit në nderim të bashkëshortes së tij, përfshijnë një letër dashurie që ajo shkroi, një skenar të madh, emrin e gjyshes së saj, Nicola dhe sytë e saj. /Telegrafi/