Modeli dhe njëherësh djali i David Beckham, Brooklyn, është tejet i popullarizuar.
Ai së fundmi ka njoftuar fansat se ka pasur djegie në dorën e tij, derisa po qëndronte në kuzhinë, shkruan Daily Mail.
Por, ndërkohë ai është fotografuar në West Hollywood, duke shijuar kohën me të fejuarën e tij, Nicola Peltz.
I veshur me një bluzë të bardhë, në rend të parë i janë vënë tatuazhet e shumta që ai ka.
22-vjeçari zgjodhi që veshjen ta kombinojë me xhinse dhe një kapele bejsbolli.
Në anën tjetër, Nicola ishte me veshje të thjeshtë, duke bërë që të përshtateshin shumë me njëri-tjetrin. /Telegrafi/