Telegrafi

Brooklyn Beckham shfaq tatuazhin dedikuar të fejuarës, Nicola Peltz

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz (Foto: Instagram)

Brooklyn Beckham i ka ofruar mundësinë fansave të tij të shohin tatuazhin e ri dedikuar të fejuarës.

21-vjeçari përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka ndarë një imazh, teksa në qafë shihej syri i Nicola Peltz, shkruan Daily Mail.

Ai shfaqet nga mbrapa, ndërsa përmes një rimeli po lyente buzët e bukuroshes bionde njëherësh aktores së njohur.

Fansat menjëherë e vërejtën detajin, pasi tatuazhi ngjasonte shumë me syrin e Nicolas.

Ndërkaq, gjatë kësaj jave ata kanë ndarë imazhe nga më të ndryshmet, të shkëputura nga momentet e tyre të lumtura.

Dyshja u fejuan gjatë kësaj vere, tetë muaj pasi qëndruan së bashku në lidhje, ndërsa po planifikojnë edhe martesë.

Kurorëzimi i tyre flitet të jetë në vitin 2021, në një resort mjaft luksoz në Itali. /Telegrafi/