Çifti i njohur, Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, tashmë po shijojnë fejesën e tyre në maksimum.
Kështu, në një postim në rrjetin social Instagram, që të dy kanë marrë vëmendje të madhe, derisa imazhet e tyre u bënë virale, shkruan Daily Mail.
Kjo pasi në fotografitë e publikuara nga Beckham, ai shihet duke mbuluar gjoksin e Peltz, ndërsa kjo e fundit shfaqej topless.
Dyshja shiheshin se kishin dalë nga dushi, ndërsa që të kishin të vendosura flokët mbrapa kokës.
“Gjysma ime tjetër”, ka shkruar 21-vjeçari në përshkrim.
Ndërkohë, në planet e tyre të së ardhmesh parashikohet që të bëhet një dasmë madhështore në vitin 2022.
Një gjë të tillë fansat e palëve janë duke e cilësuar të ngutshëm, pasi duhet ta njohin njëri-tjetrin më mirë. /Telegrafi/