Site icon Telegrafi

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz të izoluar në shtëpi, ndajnë imazhe nga përditshmëria e tyre

Brooklyn Beckham dhe e dashura e tij, Nicola Peltz, janë izoluar në Amerikë përderisa e pjesa tjetër e familjes Beckham ndodhet në Angli.

Çifti i njohur ndan herë pas here fotografi në rrjete sociale, duke u dhuruar ndjekësve të tyre një paraqitje të shkurtër të jetës së tyre në karantinë, shkruan Daily Mail.

21-vjeçari dhe bukuroshja bionde të enjten kishin ndarë disa imazhe në Instagram duke treguar aftësitë e tyre në kuzhinë. Në njërën fotografi, dyshja pozuan me kokën afër, ndërsa përdorën një filtër të gjelbër të ndritshëm.

Ndërsa në një tjetër shihen teksa ata rrinin në shtrat me një qen të përkëdhelur, ndërkohë që po pushonin në shtëpi.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një ndjekës, ylli i “Bates Motel”, Nicola, sugjeroi që ata të adoptonin një kafshë nga një strehë lokale, pasi do t’u japë atyre “ndjenjën më të mirë” gjatë kësaj “kohe të frikshme”.

Brooklyn më vonë ndau një fotografi të Nicolas duke mbajtur një pjatë me pamje të shijshme, duke u kërkuar ndjekësve të tij të vlerësonin aftësitë e saj të gatimit.

Brooklyn dhe Nicola treguan se u takuan në Coachella dhe u lidhën përsëri në një festë vitin e kaluar ku ‘u dashuruan’. Martesa gjithashtu duket se është në planet e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version