Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, dukeshin elegant teksa ishin të pranishëm të dielën në shfaqjen e Givenchy Pranverë/Verë 2023 gjatë Javës së Modës në Paris.
Çifti, të cilët ishin të ftuar në rendin e parë të eventit, koordinuan dukjen e tyre duke veshur kostume të zeza.
23-vjeçari dukej me stil në ansamblin e tij të zi, të cilin e veshi me një këmishë të bardhë që e la të hapur tek jaka.
Ai eci dorë për dore me aktoren 27 vjeçare, e cila kishte veshur një kostum të qepur në të njëjtën ngjyrë.
Pantallonat e saj preknin deri në tokë, duke mbuluar takat e platformës që kishte veshur për t’i shtuar disa centimetra shtatit të saj.
Ylli i ekranit kishte veshur një këmishë të bardhë me detaje të vrimës së çelësit në pjesën e përparme dhe zgjodhi një gjerdan zinxhir ari me një varëse kryq.
Ajo mbante me vete një çantë dore të zezë për t’iu përshtatur pjesës tjetër të pamjes dhe vendosi grim për të nxjerrë në pah tiparet e saj të bukura.
Dyshja u panë duke pozuar së bashku brenda në shfaqjen Givenchy, përpara se të niseshin për të zënë vendin e tyre në rreshtin e parë.
Kjo vjen pas ftesës që ia bëri Victoria, për të cilën thuhej se kishte probleme me Peltz, pasi kjo e fundi e akuzoi se nuk ia realizoi fustanin për ditën e saj të rëndësishme.
Brooklyn dhe Nicola u martuan në prill në një ceremoni luksoze në Palm Beach. /Telegrafi/