Telegrafi

Brooklyn Beckham bën tatuazhin e pestë kushtuar Nicola Peltz

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz Foto: Instagram

Brooklyn Beckham deri më tani ka qenë shumë aktiv në rrjete sociale.

Një pjesë e madhe e postimeve të tij kanë qenë me të fejuarën, Nicola Peltz, duke shpërndarë imazhe atraktive, shkruan Daily Star.

Por, përkundër mesazheve të dashurisë, modeli i njohur ka zgjedhur që të bëjë edhe një tatuazh tjetër kushtuar Peltz.

Kësaj radhe ai ka shkruar në shpinë një letër plot dashuri të modeles, të cilën ajo ia kishte dhuruar.

Duhet se Beckham e ka ndërmend që të mbulojë të gjithë trupin me tatuazhe kushtuar të fejuarës.

Ky cilësohet të jetë i pestë me radhë, derisa të njëjtit bukuroshja bionde i ndan edhe në profilin e saj.

Po ashtu, thuhet se dyshja kanë vendosur që të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë na vitin 2022. /Telegrafi/