Telegrafi

Brooking ka planin për shpëtimin e Anglisë

“Nuk mendoj se ekziston cilësia e nevojshme apo që ka lojtarë që mund t’i ripërsërisin këta që i kemi tani, derisa t’i fusim shpejtë dy deri tre lojtarë të rinj, nga të cilët edhe ashtu po kërkohet shumë. Unë e di mjaft mirë se nuk ka zgjidhje të shpejta dhe përgjigje të lehta, pasi që ne duhet të fokusohemi në një të ardhme të gjatë të lojës tonë. Çelësi është që të kemi trajnerë më të shkathtë me më shumë qasje te fëmijët në moshë më të vogël”, ka thënë Brooking.

Jo më larg se para dhjetë vitesh, Gjermania po vuante nga gjenerata e stërvjetruar dhe nga një mungesë e futbollistëve të rinj, me Italinë, Spanjën dhe Francën që dominuan kampionatet në të gjitha nivelet e të rinjve. Sidoqoftë, kjo e detyroi Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) të shpenzojë hiç më pak se 800 milionë euro në rindërtimin e sistemit të zhvillimit të rinisë, një lëvizje që po shpaguhet pasi që Gjermania dhe ekipi i saj i ri janë duke shkelur çdo gjë që po i del përpara në Botërorin e sivjetmë. /Telegrafi/