Site icon Telegrafi

Brook fiton me një nokuat teknik përballjen ndaj Khan, britaniku mendon pensionimin nga boksi

Kell Brook ka fituar duelin përballë Amir Khan në një meç fantastik të zhvilluar në Manchester.

Dy boksierët britanikë janë përballur në Manchester, ku meçi përfundoi në raundin e gjashtë me fitoren e Brook.

35-vjeçari arriti ta fitoj duelin me nokaut teknik, ku kjo përballje ishte pritur për një kohë të gjatë nga adhuruesit e boksit.

Për Brook kjo ishte fitorja e 40 në karrierë, ku 28 prej tyre i ka me nokaut derisa ka vetëm tri disfata.

Në anën tjetër Khan ka pësuar humbjen e gjashtë dhe ka 34 fitore.

Kjo humbje i ka lënë shije të hidhur Amir Khanit i cili tani po mendon për pensionimin nga boksi.

“40 meçe janë shumë. Kam fituar dy tituj bote, kam boksuar në Amerikë. Më duhet të ulem dhe të flas me familjen, por më tepër po anoj nga fundi i karrierës sime. Dashuria për sportin nuk është siç ka qenë dikur”, ka deklaruar Khan pas meçit.

Në anën tjetër Brook nuk e ka ndërmend të ndalet dhe ka paralajmëruar se duelin e radhës synon ta ketë me Chris Eubank Jr. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=j4iyaaRobt4

Exit mobile version