Site icon Telegrafi

Bronzetti: Maicon lojtar i Realit

“Real Madridi e dëshiron Maiconin dhe si duket edhe Interi dëshiron ta shesë atë. Është e vërtetë se ai është më i forti në botë në pozitën e tij, por kjo nuk do të thotë se duhet paguar një superçmim për të. Do të merr kohë dhe duhet ta shohim si qëndron situata, por mendoj se ai është lojtar i Realit”.

“De Rossi te Reali? Kurrë nuk ka ekzistuar ndonjë marrëveshje. Florentino Perez është mik i mirë me Sensin, sikurse unë dhe për këtë arsye askush nuk do t’ia kërkojë Romës, De Rossin”, deklaroi Bronzetti.

Ernesto Bronzetti e ka marrë titullin e superagjentit pasi parashikoi transferimet e Kakasë dhe Cristiano Ronaldos te Real Madridi, disa muaj para se ato të ndodhnin. /Telegrafi/

Exit mobile version