Edhe bronkiti, edhe inflamacioni i mushkërive janë sëmundje të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, mirëpo edhe simptomat janë të ngjashme. Prandaj është shumë e vështirë të diagnostikoni drejt këto sëmundje
– Nuk ka kufij të qartë midis bronkitit dhe inflamacionit të mushkërive, mirëpo shërimi i këtyre dy sëmundjeve është i ndryshëm dhe prandaj është me rëndësi të përcaktohet diagnoza e drejtë, thotë Dr. William Schaffner, specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Vanderbilt në Nashville.
Ajo që është me rëndësi të dihet është që bronkiti paraqet inflamacionin e bronkeve, gypave të vegjël të cilët nga gabzherri shkojnë në mushkëri, prandaj kjo paraqet dallim esencial midis këtyre dy sëmundjeve.
Bronkiti është pasojë më e shpeshtë e viruseve, ndërsa inflamacioni i mushkërive mund të shkaktohet edhe nga infeksioni bakterial.
– Gjithashtu, bronkiti është i ngjashëm me ftohjen, përkatësisht i njëjti virus i shkakton të dy sëmundjet – thotë dr. Efraim Calik, specialist i sëmundjeve infektive në Institutin “Duke Health” në Karolinën Veriore, përcjell Telegrafi.
Simptoma më e shpeshtë për bronkitin është kolla e cila shfaqet vrullshëm.
Mund të ndodhë që me rastin e kollitjes të dalë jashtë edhe mukoza, mirëpo ajo patjetër duhet të jetë e pangjyrë apo e shndritshme.
Këto simptoma i shoqërojnë edhe rraskapitja, ethet e buta, mungesa e frymëmarrjes. Më së shpeshti zgjat nga 7 deri në 10 ditë, mirëpo kolla mund të zgjasë edhe më shumë.
Meqenëse fjala është për infeksionin virusal, bronkiti kurrë nuk shërohet me antibiotikë, por me analgjetikë dhe antipiretikë. Edhe më mirë është që të shëroheni me mjaltë dhe me çaj të nxehtë.
– Te pneumonia inflamacioni kalon rrugët e bronkeve dhe depërton më thellë në mushkëri dhe më së shpeshti është pasojë e inflamacionit bakterial, – thotë dr. Schaffner.
Ajo që është qartë e dukshme është që inflamacioni i mushkërive përfshin të dy krahët dhe që patjetër duhet të shërohet me antibiotikë, më së shpeshti me doza të mëdha. Shfaqet edhe humbja e peshës.
Inflamacioni i mushkërive zgjat shumë më tepër sesa bronkiti dhe nuk janë të rralla rastet e komplikimeve.
Gjëja më e rëndësishme është që me rastin e dhembjes së parë në koshin e kraharorit të shoqëruar me kollë, shkoni te mjeku për të përcaktuar diagnozën e drejtë që të mos ndodhë shërimi i gabuar. /Telegrafi/