Telegrafi

Brokolit mbrojnë nga rrezet UV

Te minjtë e ushqyer me brokoli është zhvilluar 25% më pak tumor në lëkurë. Përveç kësaj, këta tumore kanë qenë 70% më të pakta se tumoret të cilat janë zhvilluar te minjtë të cilët nuk kanë qenë të ushqyer me brokoli.

Brokoli, lulelakra dhe lakra janë në mesin e perimeve të cilat kanë përbërje të lartë të glukozinolatit, që në trup shndërrohet në izotiocianate me efekt të fuqishëm antikancerogjen. Izotiocianati kryesor i brokolit quhet sulforafan. /Telegrafi/