Telegrafi

Brokoli mund të parandalojë kancerin e gjirit

Femrave, të cilat vuanin nga kanceri i gjirit, mjekët dhe shkencëtarët u kishin sugjeruar ilaçe të bëra nga brokoli, me qëllim që të vërtetojnë nëse përbërësit nga kjo perime mund ta parandalojnë përhapjen e këtij tumori vrasës.

Hulumtimet e mëparshme kanë theksuar se substancat, të cilat sekretohen pas konsumimit të bronkolit, mund të shndërrohen në enzime mbrojtëse në indin e gjirit.

Tash, shkencëtarët, në bashkëpunim me mjekët, e kanë ndarë molekulën sulforafan dhe ua kishin dhënë padentëve, të cilëve tashmë u ishte përcaktuar diagnoza.

Shkencëtarët, e po ashtu edhe mjekët, besojnë se kjo molekulë e ka forcën që trupin e njeriut ta kthejë në një ‘armë’ kundër kancerit të gjirit. Molekula ndihmon në mbajtjen e ekuilibrit të antioksiduesve në organizëm.

Në mënyrë që edhe ju ta keni një mbrojtje të tillë, bokolin duhet ta konsumoni tri deri në katër herë brenda javës. /Telegrafi/