Telegrafi

Brokerët kundër shkurtimit të pauzës

Bursa në Hong Kong planifikon ta shkurtojë orarin e punës për një orë më saktësisht të vendosë pauzë njëorëshe pasdite, në vend se dy orëve të tanishëm që e bënë pauzën më të gjatë për drekë krahasuar me 20 bursat tjera kryesore botërore.

Drejtori i shtëpisë brokere “DBS Vickers Securities”, Piter Li, propozimin e Drejtorisë e konsideron si çmenduri.

“Tradita kineze është që të hahet mëngjesi që zgjatë rreth dy orë, me ushqim të servuar në pjata dhe enë të shumta të vogla. Mua, e as kolegëve tjerë nuk na mjafton të hamë sanduiç me ngutje”, tha një broker me përvojë tridhjetëvjeçare..

Anketa e zbatuar në mesin e të punësuarve në rreth 700 shtëpi brokere në Hong Kong tregon se madje 70 për qind e tyre janë kundër propozimit.

Drejtori i bursës në Hong Kong konsideron se nëse kjo bursë dëshiron të bëhet qendër kryesore për transaksione financiare të juanit jashtë Kinës, atëherë doemos duhet të vazhdohet orari i punës.

Pauzat për drekë tashmë një kohë të gjatë janë shkurtuar në të gjitha bursat jashtë Azisë. Ndërprerja e punës pasdite në Wall Street nuk ekziston prej vitit 1887, Londër prej vitit 1950. Parisi dhe Frankfurti, po ashtu, nuk kanë pauzë, ndërsa bursat punojnë pandërprerë të tetë orët. Orari i punës në bursën e Hong Kongut është katër orë. /Telegrafi/