Site icon Telegrafi

Broja provohet në Belgjikë

Mitrovicasi ka marrë ftesë nga klubi i njohur i Belgjikës, Gent. Drejtori sportiv i Trepçës ’89, Viton Citaku, i ka thënë KosovaPress-it se Broja ka marrë ftesë nga belgët e Gentit.

“Edhe zyrtarisht në klubin tonë ka arritur ftesa për Rron Brojën nga klubi i Belgjikës, Gent. Broja do të provohet në klubin belg nga 6 korriku deri më 22 korrik”, ka thënë Citaku.

“Falë bashkëpunimit të kryetarit të klubit Abedin Zeka dhe menaxherit të UEFA-së, Shkëmbim Qorrmehmeti dhe Haris Fakiqit, është mundësuar që Broja të testohet tek Genti i Belgjikës”, tha Citaku.

Ai ka shtuar se krahas Brojës, në shënjestër të këtyre menaxherëve janë edhe Blerand Kurtishaj e Drilon Musaj, të cilët presin ftesat nga klubet e ndryshme evropiane.

Citaku thotë se bashkëpunimi më këtë menaxher do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse sipas tij, këta menaxher janë të autorizuar nga KF Trepça ’89. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version