Site icon Telegrafi

Broja protagonist në SHBA, asistoi për ta shpëtuar Chelsean nga humbja

Armando Broja ka qenë protagonist për Chelsean në ndeshjen e parë miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Londinezët kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen ndaj Wrexham dhe sulmuesi shqiptar është inkuadruar në lojë në pjesën e dytë.

Broja zuri vendin e Marc Guiu dhe tregoi paraqitje të mirë duke pasur disa mundësi të mira shënimi.

Lexo po ashtu Ylli i Chelseat kapet me rivalin në ndeshje miqësore vetëm pas dy minutave lojë

Megjithatë sulmuesi shqiptar në fund të ndeshjes u bë protagonist kur asistoi te Lesley Ugochukwu i cili shënoi për të barazuar shifrat në 2-2.

22-vjeçari po shikohet nga afër nga trajneri Enzo Maresca i cili do të marrë një vendim pas turneut në SHBA nëse do ta mbajë Brojën apo do ta largojë. /Telegrafi/

Exit mobile version