Telegrafi

Broja në prova te KAA Gent

“Broja do të shkojë te Genti i Belgjikës. Problemi i vetëm momentalisht është pasaporta. Ai ka aplikuar për të dhe ne si klub jemi munduar t’ia përshpejtojmë procedurën. Besoj që ajo do t’i bëhet së shpejti dhe në atë ditë që i kompletohet, Broja do të niset drejt Belgjikës”, deklaroi Zeka për gazetën Arena, për të folur tutje për talentin tjetër të skuadrës, mesfushorin Drilon Musaj.

“Siç dihet, edhe Musaj do të provohet jashtë. Ai mund të shkojë në 5-6 shtete, por për një gjë të tillë do të vendoset gjatë këtij muaji”, shtoi Zeka.

Ndryshe, Broja dhe Kurtishaj kanë qenë yjet e 89-shit në stinorin pranveror derisa Musaj ka bërë paraqitje shumë të mira edhe në vjeshtë. /Arena/Telegrafi/