Mesfushori 18-vjeçar prej disa javësh ishte në prova te Genti, dhe tek të enjten ka marrë ‘PO’-në e këtij klubi. Ai sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore. Kryetari i Trepçës ’89, që ndërmjetësoi shkuarjen e Brojës në prova bashkë me menaxherët Shkumbin Ahmetxhekaj dhe një tjetër.
“Po, Rroni i ka kaluar provat. 99 për qind ai është lojtar i Gentit. Nesër (sot) do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore dhe nëse edhe këto i kalon, atëherë përfundimisht do të mbetet në këtë klub”, ka thënë për Arenën, kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka. /Telegrafi/