Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka hedhur poshtë ankesën e ekipit të avokatëve për rastin e Brodecit, ku u vranë shtatë shqiptarë dhe u arrestuan shumë të tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Avokatët konsiderojnë se Gjykata e ka shkelur rregulloren e procesit gjyqësor duke refuzuar ankesën për vendimin e gjykatave të Maqedonisë kur u dënuan 17 persona me nga 10-15 vite burg.
Sipas tyre, lëshimi është bërë në çështjen e Jovan Ilievskit, i cili ka vendosur në gjykatën e Strasburgut, kurse në Maqedoni ka qenë shef i krimeve të rënda në Prokurorinë e Përgjithshme në kohën kur u mbajt procesi gjyqësor për rastin në fjalë.
Përndryshe, aksioni policor ”Stuhia Malore” në Brodec ndodhi në nëntor të vitit 2007 në tentim për të kapur Lirim Jakupin – Nacisti./Telegrafi/