Telegrafi

Brocchi largohet nga Milani, trajneri i ri gjatë javës së ardhshme

Cristian Brocchi ka marrë vendim të largohet nga drejtimi i skuadrës së Milanit, edhe pse kishte besimin e plotë të presidentit Berlusconi.

Disa takime të njëpasnjëshme me administratorin e deleguar, Adriano Galliani, e bindën ish-futbollistin kuqezi të tërhiqej.

Kështu, Brocchi së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka vendosur të marrë drejtimin e skuadrës së Brescias, për të fituar përvojë në Serinë B.

Vendin e lënë bosh prej trajnerit italian, pritet ta marrë përsëri një italian, Marco Gianpaolo, i cili ishte trajner i Empolit në sezonin e fundit, teksa u propozua nga i mirënjohur Arrigo Sacchi.

Zyrtarizimi pritet të bëhet brenda pak ditësh, sepse kuqezinjtë më 7 korrik do të grumbullohen në Milanello për të nisur fazën përgatitore. /Telegrafi/