Site icon Telegrafi

Brocchi flet për të ardhmen te Milani

Trajneri aktual i Milanit, Christian Brocchi thotë se ai ende ndihet trajner Rossoner.

Unai Emery është përfolur se është njeriu që po kërkohet nga Rossonerët, por sipas Brocchit ai po bën planet për sezonin tjetër, shkruan Telegrafi.

“Me respekt për të ardhmen time, ndihem shumë i qetë. Unë kontaktoj me Berlusconin shpesh. Milani do të vendosë të ardhmen”.

“Unë ndihem ende tarjner i Milanit dhe po punoj fuqishëm për sezonin tjetër”, potencoi Brocchi. /Telegrafi/

bike trails

Exit mobile version