Milani ka humbur në finalen e Kupës së Italisë, me rezultat minimal 1-0 ndaj Juventus.
‘Rossonerët’, luajtën një ndeshje të mirë por në lojën shtesë ata u mposhtën nga ‘Zonja e Vjetër’.
Por trajneri aktual i Milanit, Christian Brocchi edhe pas humbjes dëshiron të qëndroi në krye të Milanit.
“Pashë më në fund diçka nga unë në këtë skuadër dhe jam i kënaqur. Megjithatë, ishte një ndeshje e vendosur nga episodet dhe duhej të ishim më të qartë para porte. Goli i Juventusit erdhi me kundërsulm dhe u gjetëm zbuluar, por duhej ndalur më herët aksioni i tyre.
“E ardhmja ime? Nuk e di nëse humbja sot ndryshon gjë, sepse skuadra u soll ashtu si dëshiroja unë. Në zemrën time shpresoj të jem trajner i Milanit edhe sezonin e ardhshëm, ndonjë meritë e kam edhe unë në ndeshjen e mirë kundër Juves”, deklaroi Brocchi. /Telegrafi/