Kuvendi i Serbisë për të katërtën ditë po debaton propozimin e opozitës, për ndryshimin e Ligjit për minierat dhe heqjen e minierave të litiumit.
Të enjten pati një shkëndijë të veçantë në fund të seancës, transmeton Telegrafi.
Opozita mbajti parulla ku shkruhej “nuk do të gërmosh”, dhe deputeti Aleksandar Jovanoviq iu afrua kryetares së Kuvendit, Ana Brnabiq me atë letër.
Ajo humbi kontrollin dhe ia rrëmbeu nga dora me fjalët, “largohu atje nënën e ndyrë ty”, duke reaguar me nervozizëm.
Edhe pse ajo nuk dëgjohet shumë mirë në regjistrim, nga buzët e saj lexohet se më pas ajo mërmëriti “nënën e ndyrë”.
Videoja e publikuar më poshtë, shfaq atë moment kur Brnabiq humb kontrollin dhe fyen rëndë deputetin nga opozita. /Telegrafi/