Britney Spears në muajt e fundit ka publikuar shpesh video, në të cilat shfaqej duke u stërvitur.
Qëllimi i këngëtares është që ta formësojë trupin e saj dhe t’i ruajë linjat trupore.
Dhe tashmë, ajo ka arritur të ndërtojë një figurë të dëshirueshme trupore, ashtu që me krenari e ekspozon trupin e saj.
Kësaj radhe, 36-vjeçarja e ka publikuar një video, në të cilën është paraqitur me një fustan të shkurtër.
Ndërkaq, qëllimi i saj ka qenë që ta vë në plan të parë gjoksin, për të cilin është folur shumë në kohët e fundit.
Shumë femra preferojnë të kenë një gjoks pikërisht si të Britney Spears.
Në javët e fundit këngëtarja ka qenë pjesë e mediave rozë për shkak të lidhjes më të dashurin e saj 23 vjeçar, Sam Asghari.
Ndërkaq, nuk ka munguar edhe aktiviteti bamirës i saj. /Telegrafi/