Britney Spears nuk ka hequr dorë nga lufta e saj për të marrë kujdestarinë e dy djemve nga ish-bashkëshorti Kevin Federline.
Këngëtarja e njohur gjatë një gjyqi në shtator arriti të fitojë 30 për qind të kohës së djemve dhe tani sipas raportimeve, ajo po përgatitet për një tjetër gjyq për vitin e ardhshëm.
“Qëllimi i Britneyt është që në vitin e ri të shkojë në gjykatën familjare dhe të kërkojë më shumë kohë nga kujdestaria e djemve të saj”, ka thënë një burim për revistën US Weekly, transmeton KP.
Spears do t’i kalojë festat e fundviti me dy djemtë Sean (14 vjeçar) dhe Jayden (13 vjeçar), para se të shkojnë te babai i tyre.
Që nga shkurorëzimi i tyre në vitin 2007, Spears dhe Federline ndanë një marrëveshje kujdestarie gjysmë për gjysmë, por më pas këngëtarja e ka humbur një pjesë të kujdestarisë.