Britney Spears gëzon linja më të mira trupore se kurrë më parë dhe duket se ylli i muzikës pop ka dashur ta vë në pah këtë gjë për 17.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
35-vjeçarja ka ndarë me fansat disa sekrete të trupit të saj të tonifikuar në një video të publikuar në këtë rrjet social.
Mirëpo, derisa shpjegonte ushtrimet duket se vëmendja ka shkuar diku tjetër, pikërisht te gjoksi i saj.
Ndërkohë që shpeshherë është akuzuar se modifikon fotografitë e saja në Instagram, këto postime tregojnë qartë se Spears merret shumë me palestër. /TCH/Telegrafi/