Javë më parë u bë e ditur se këngëtarja e famshme, Britney Spears, është shtruar në një qendër rehabilitimi për shëndetin mendor.
Problemet e yllit të muzikës pop nisën pasi babai i saj u diagnostikua me një sëmundje të rëndë, nga e cila shëndeti i tij nisi të përkeqësohej ndjeshëm.
Burime pranë këngëtares së fundmi kanë konfirmuar se Britney është e përqendruar vetëm te shëndeti i saj mendor dhe ka vendosur të përmirësohet me çdo kusht.
Madje edhe nëse kjo do të thotë që të largohet përfundimisht nga muzika, transmeton KP.
Këngëtarja ka vendosur të shkëputet nga karriera e saj për një periudhë të pacaktuar kohore, por ditët e fundit po mendon seriozisht të mos kthehet më në skenë.