Telegrafi

Britney sqaron arsyen e publikimit të fotografive ku shfaqej e zhveshur në pjesën e sipërme

(Foto: Instagram/britneyspears)

Britney Spears ka shpjeguar pse ka postuar kohët e fundit fotografi në profilin e saj në Instagram, në të cilat shfaqej e zhveshur në pjesën e sipërme.

Babai i këngëtares, Jamie Spears, ka pasur kontroll mbi karrierën, jetën private dhe financat e saj për 13 vitet e fundit, ndërsa javën e kaluar pranoi të japë dorëheqje nga pozita e kujdestarit. Ai deklaroi në dokumente se synon të bashkëpunojë me gjykatën dhe avokatin e ri të vajzës së tij në përgatitje për kalimin në një kujdestar të ri.

39-vjeçarja së fundmi ka pozuar e zhveshur në pjesën e sipërme dhe me pak rroba në pjesën e poshtme, megjithëse e ka mbuluar gjoksin me duar.

“Para se t’ju tregoj më shumë fotografi të trupit tim, dua që të kuptoni mendimin tim për zbulimin e lëkurës”, ka shkruar këngëtarja duke shpjeguar se ndihej sikur mbante një barrë mbi supe.

Lexo po ashtu Britney Spears fotografohet duke hedhur cigaren jashtë xhamit të veturës pak ditë pasi babai i saj hoqi dorë nga kujdestaria për të

“Me siguri po pyesni veten pse po e tregoj trupin tim tani. Sepse kam ardhur në këtë botë lakuriq. Kisha një ndjenjë që mbaja një barrë mbi supet e mia dhe po shikoja veten përmes atij prizmi”, ka shtuar tutje.

Ylli i muzikës pop përmendi se donte ta shihte veten në një “mënyrë më të relaksuar, të zhveshur, ashtu siç kishte lindur”.

“Kur i shikoj fotografitë e mia kuptoj se dhimbja dhe lotët nuk janë pjesë e imja. Dua të heq qafe prangat. Unë jam një femër e bukur, e ndjeshme që duhet ta shikoj veten në mënyrën më natyrale”, ka theksuar Britney. /Telegrafi/