Britney Spears ka shpjeguar pse ka postuar kohët e fundit fotografi në profilin e saj në Instagram, në të cilat shfaqej e zhveshur në pjesën e sipërme.
Babai i këngëtares, Jamie Spears, ka pasur kontroll mbi karrierën, jetën private dhe financat e saj për 13 vitet e fundit, ndërsa javën e kaluar pranoi të japë dorëheqje nga pozita e kujdestarit. Ai deklaroi në dokumente se synon të bashkëpunojë me gjykatën dhe avokatin e ri të vajzës së tij në përgatitje për kalimin në një kujdestar të ri.
39-vjeçarja së fundmi ka pozuar e zhveshur në pjesën e sipërme dhe me pak rroba në pjesën e poshtme, megjithëse e ka mbuluar gjoksin me duar.
“Para se t’ju tregoj më shumë fotografi të trupit tim, dua që të kuptoni mendimin tim për zbulimin e lëkurës”, ka shkruar këngëtarja duke shpjeguar se ndihej sikur mbante një barrë mbi supe.
“Me siguri po pyesni veten pse po e tregoj trupin tim tani. Sepse kam ardhur në këtë botë lakuriq. Kisha një ndjenjë që mbaja një barrë mbi supet e mia dhe po shikoja veten përmes atij prizmi”, ka shtuar tutje.
Ylli i muzikës pop përmendi se donte ta shihte veten në një “mënyrë më të relaksuar, të zhveshur, ashtu siç kishte lindur”.
“Kur i shikoj fotografitë e mia kuptoj se dhimbja dhe lotët nuk janë pjesë e imja. Dua të heq qafe prangat. Unë jam një femër e bukur, e ndjeshme që duhet ta shikoj veten në mënyrën më natyrale”, ka theksuar Britney. /Telegrafi/