Site icon Telegrafi

Britney Spears me vallëzim joshës në rrjetet sociale, shijon pushimet me të fejuarin në Miami

Ylli i muzikës pop, Britney Spears, është duke i kaluar ditët e nxehta të verës pranë të dashurit të saj, Sam Asghari.

Spears, 37 vjeçe, ka ndarë një video atraktive me Asgharin, 25 vjeç, derisa shfaqen duke vallëzuar pranë një pishine.

Ylli i hitit “Gimme More” rrëmbeu vëmendje në një palë bikini në formë të zebrës dhe më pas shkëmbyen puthje me njëri-tjetrin.

“Çfarë vere argëtuese”, është përshkrimi që ia ka vënë postimit, të cilët më pas publikuan edhe një ‘selfie’ së bashku.

Spears dhe Asghari ishin parë duke qeshur dhe duke u argëtuar tejet shumë.

Lexo po ashtu Britney Spears tregon sekretin e linjave

Britney po ashtu këto kohë ka qenë e fokusuar mjaft shumë në palestër, ndërsa së fundmi ka ndarë me fansat sekretin e linjave të saj.

Përndryshe, këngëtarja dhe partneri i saj janë fejuar vitin e kaluar dhe kanë mbi dhjetë vite diferencë në moshë. /Telegrafi/

Exit mobile version