Site icon Telegrafi

Britney Spears tregon sekretin e linjave

Britney Spears (Foto: Mike Windle/Getty Images for iHeartMedia)

Përkundër viteve që ka, Britney Spears po vazhdon të qëndrojë në formë dhe kjo falë kohës së shumtë që e kalon në palestër.

Biondja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, gjersa publikon fotografi dhe video të llojllojshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, këngëtarja amerikane ka ndarë me ndjekësit një video në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet duke bërë ushtrime në palestër.

Fillimisht, ajo u ka kërkuar falje fansave për dukjen, pasi që është shfaqur tërësisht pa makijazh. “Më falni për dukjen pa grim dhe për vrapimin e shpejtë”, ka thënë ajo.

Përveç kësaj, ylli i muzikës pop ka treguar sekretin e linjave të saja trupore. “Në rregull, unë sapo kam humbur katër kilogramë që doja t’i humbja, por unë ushqehem me fruta për t’a ruajtur fizikun”, shton më tej ajo.

Lexo po ashtu Britney Spears del nga spitali i shëndetit mendor

Ndër të tjerash, Spears këtë kohë kaloi plot 30 ditë në një Spital të Shëndetit Mendor për shkak të ngarkesës së tepërt dhe tragjedisë së pësuar nga sëmundja e rëndë e babait të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version