Site icon Telegrafi

Britney Spears tregon sekretin e linjave trupore (Foto/Video)

Britney Spears ka treguar sekretin e formave të saja të përsosura duke publikuar një fotografi me rroba sportive teksa shkonte në palestër.

Më pas, publikoi një video në llogarinë personale në Instagram duke ushtruar në palestër.

“Qëndro i motivuar”, ka shkruar shkurt krahas imazheve të publikuara Britney.

Nën mbikëqyrjen e trajneres, këngëtarja amerikane shihet teksa bart  pesha të rënda me krahë dhe lëvizë gjurin poshtë-lart në mënyrë të vazhdueshme, ndërkohë që këmba tjetër qëndronte e palëvizur, transmeton  Telegrafi.

“Unë dua që ushtrimet e mia të japin rezultate në një periudhë të shkurtër. Unë filloj 20 minuta kardio intensive dhe më pas bëj ushtrime të ndryshme”, ka thënë ajo për revistën UsWeekly.

Ndryshe, këngëtarja 35-vjeçara krahas koncerteve të shmuta është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore, të cilat pritet t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version